Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Emirateve Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan

Ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës/ Mediat në Emiratet e Bashkuara jehonë marrëveshjes me Shqipërinë

6 Dhjetor 2020, 16:04| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 17:24

  • Share

Mediat në Abu Dhabi dhe Dubai i kanë bërë jehonë marrëveshjes së firmosur nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës.

Kjo marrëveshje i hap rrugë njërit nga projektet më të mëdha të rindërtimit me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Mediat në Abu Dhabi dhe Dubai kanë publikuar edhe fjalën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili foltorja e Parlamentit shprehu mirënjohjen e tij për Princin e Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan për grantin për të rinovuar më shumë se 2000 banesa në një nga qendrat kryesore ekonomike të Shqipërisë, Durrësin.

“Ne jemi shumë mirënjohës për Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e tij të vazhdueshme në projektet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve,” - theksoi Balla.

Shkrimi në një nga mediat në Emiratet e Bashkuara

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 07/12/2020 13:36

    Suksese Z.Rama,qente leri te lehin se nuk vlejne per asgje tjeter,karvani do shkoje perpara duan apo nuk duan kellirat e letyrat PD-LSI & Co.

    Përgjigju
  • I demtuar nga termeti: 07/12/2020 01:46

    Kur do te shohim BREKING NEWS I Balle qe u ndertuar nje pallat qe u shemb nga qeveria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?