Ndërtimet në Unazën e Madhe, nga nesër ja si devijon rruga nga sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta

16 Prill 2022, 08:50| Përditesimi: 16 Prill 2022, 09:11

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme më 17 prill do të ketë devijime të rrugës nga sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta për shkak të punimeve që po bëhen për Unazën e Madhe. Punimet që do të nisin për Lotin 3 të aksit do të sjellë disa devijime në drejtimin e lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.

 

Devijimet e rruges
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?