Favorizuan ndërtimet pa leje, urdhër arreste për 11 zyrtarë në Sarandë, 8 në pranga! 'Furtunë' te IMT-ja, Kadastra dhe Bashkia (EMRAT)

13 Mars, 21:40| Përditesimi: 14 Mars, 00:33

  • Share

11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje.

Burime për Report tv bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni. Kurse në kërkim janë Mariel Murati; Andri Dhima; Kozeta Statha.

Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.

11 urdhër arrestet

Të arrestuar
Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili- ish inspektor IKMT
Ermen Stroka- specialist ASHK
Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko-  ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë
Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Në kërkim
Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni
Andri Dhima- ish drejtor ASHK
Kozeta Statha- ish drejtore ASHK

Ora 22:13
EMRAT/ Këta janë disa prej zyrtarëve të arrestuar në Sarandë për favorizim të ndërtimeve pa leje

Report Tv siguron emrat e 7 prej zyrtarëve të IKMT, legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë që janë arrestuar gjatë një aksioni të ndërmarrë pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë Sarandë për ndërtime pa leje. Ata janë Oltion Durmishi; Apostol Qesari; Ermen Stroka; Ina Papa; Denis Balili; Manushaqe Saliko; Erald Lika. Në total deri tani janë 9 të shoqëruar.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?