Ndërtim pa leje, IKMT kallëzon
Bashën dhe kreun e INUV, Hoxha

24 Janar 2015, 13:45| Përditesimi:

  • Share
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për shërdorim detyre. IKMT gjithashtu ka bërë kallëzim penal edhe për kreun e INUV, Florenc Hoxha, për shpërdorim detyre.

Kallëzim IKMT ka bërë dhe ndaj anёtarёve të Kёshillit Teknik tё Bashkisё Tiranё, pёr veprёn penale “Shpёrdorim tё detyrёs” i kryer nё bashkёpunim si dhe subjektin ndërtues “GERARD-A” sh.p.k si dhe investitorin, shtetasin Fatjon Mahmudaj, pёr veprёn penale “Ndёrtim i paligjshёm” .

sheshi
(Në foto: Vendi ku do ndërtohet pallati pa leje)

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici tha bëhet fjalë për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?