SHBA/ Trump refuzon të angazhohet për një tranzicion paqësor/ Pentagoni: Nuk do të luajmë asnjë rol në zgjedhje

25 Shtator 2020, 20:27| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 20:37

  • Share

Presidenti Donald Trump këtë javë refuzoi të angazhohej për një tranzicion paqësor nëse ai do të humbte zgjedhjet e nëntorit, duke bërë që disa të spekulojnë se ai mund të kërkojë të përdorë mjetet e pushtetit presidencial përfshirë rolin e tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura për të zgjatur kohën e tij në detyrë.

‘Por ushtria amerikane është e vendosur se nuk do të luajë asnjë rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore’ – Kështu deklaroi Gjeneral Mark Milley duke përcaktuar qartë pozicionin e Pentagonit përmes një letre dërguar Kongresit.

"Kushtetuta dhe ligjet e SHBA përcaktojnë procedurat për kryerjen e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi rezultatin e zgjedhjeve ... Unë nuk e shoh ushtrinë si pjesë e këtij procesi," tha Milley.

Por, pavarësisht qëndrimit të tij publik, disa komentatorë kanë pyetur nëse Trump mund të përpiqet të veprojë me ushtrinë, përdorur Aktin e Kryengritjes për të vendosur trupa aktive në rrugët e Amerikës në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij në mes të një rezultati të diskutueshëm të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, rivali I tij për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden , ka hedhur idenë se krerët e lartë ushtarakë mund të luajnë rol në largimin e Trump nëse ai refuzon të largohet nga posti pas humbjes në zgjedhje.

Ndërsa Akti i Kryengritjes fuqizon një president për të vendosur forca të armatosura në situata të caktuara për të rivendosur rendin dhe ligjin, disa ekspertë besojnë se bërja e kësaj do të ishte problematike në rast të mosmarrëveshjeve zgjedhore.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?