Burgu i Drenovës

U arrestua për vjedhje, ndërron jetë i paraburgosuri në burgun e Drenovës! Familjarët: Vuante nga diabeti

11 Shkurt 2022, 16:22| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 16:33

  • Share

Një 60-vjeçar i cili ndodhej në paraburgimin e burgut të Drenovës ka ndërruar jetë rreth orës 00:30.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ymer Bejkolli u arrestua më herët për vjedhje.

Të njëjtat burime raportojnë se 60-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore dy ditë më parë.

Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Korçës ndërsa nuk arriti të mbijetojë.

Familjarët e Ymer Bejkollit shprehen se ky i fundit vuante nga diabeti.

60-vjeçari Bejkolli mësohet se ishte baba i dy fëmijëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?