Mevlan Shanaj

Mevlan Shanaj: Ded ku je? Kjo pyetje vjen në çdo familje në një minutë heshtje

20 Prill 2020, 22:51| Përditesimi: 21 Prill 2020, 08:34

  • Share

1587416617_mevlanshanaj1.jpg

Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.

Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.

Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur, zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tënde, ne tashmë dimë vdesim të ndershëm dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për mje min heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 77-vjeçare Rikard Ljarja, kinematografia shqiptare humb 'Dedën'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?