Ben Ferencz

Ndërron jetë prokurori i fundit i mbijetuar që dënoi nazistët

9 Prill 2023, 12:47| Përditesimi: 9 Prill 2023, 12:49

  • Share

Prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore ka vdekur në moshën 103-vjeçare. Ben Ferencz ishte vetëm 27 vjeç kur dënoi 22 oficerë nazistë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Më vonë ai mbrojti krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës, një qëllim i realizuar në vitin 2002.

Ferencz vdiq në moshën 103-vjeçare, të premten në Boynton Beach, Florida. Teksa bëri me dije lajmin për vdekjen e tij, Muzeu i Holokaustit i SHBA tha se bota kishte humbur "një lider në kërkimin e drejtësisë për viktimat e gjenocidit".

Ferencz lindi në Transilvani, në vitin 1920, por familja e tij emigroi në SHBA kur ai ishte i ri për t'i shpëtuar antisemitizmit, duke u vendosur më vonë në Nju Jork. Ai u diplomua në Shkollën Juridike të Harvardit. Ai u ngrit në gradën e Rreshterit dhe përfundimisht iu bashkua një ekipi të ngarkuar me hetimin dhe mbledhjen e provave të krimeve të luftës naziste. Ekipi ishte i vendosur me ushtrinë në Gjermani dhe do të hynte në kampet e përqendrimit, duke mbajtur shënime për kushtet në secilin dhe duke intervistuar të mbijetuarit.

Në një intervistë dhënë më parë ai e përshkroi Buchenwald,  një nga kampet më të mëdha brenda Gjermanisë, si një "shtëpi me tmerre të papërshkrueshme".

“Nuk ka dyshim se jam traumatizuar në mënyrë të pashlyeshme nga përvojat e mia si hetues i krimeve të luftës në qendrat e shfarosjes naziste”, ka shkruar ai. “Unë ende përpiqem të mos flas apo të mendoj për detajet”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?