Vito Kapo

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

29 Shkurt 2020, 07:23| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 07:50

  • Share

TIRANË- Tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare edhe numri ish-dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo. Ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, e ndërsa ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90. 

Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së. 

Ajo mbylli sytë sot pranë familjarëve të saj në Tiranë.

Kush ishte Vito Kapo?
U lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.Më 1941 mbaroi Institutin Femnor "Nana Mbretneshë" të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 01/03/2020 11:25

    Ne radhe te pare ngushellime familjes.Sado e vjeter qe ka qene,per te afermit ndarja fizike eshte nje proces i trishtueshem. Nqf do bej nje krahasim sipas atyre qe kemi lexuar, po te kishte pushtet kjo,ka qene shume me agresive dhe intrigante se e ndjera Nexhmije. Edhe eleminimi i mehmetit mendoj se e ka zanafillen tek xhelozia e Vitos dhe Fiqretit,pasi ishte kjo qe futi pykat ne PPSH sikur Hysniun e vrau Ramizi. E Mehmeti si xheloz e karrierist qe ishte filloi te sfidoj edhe normat me fanatike te PPSH,me te cilat enveri ste falte,aq me teper kur i beri Mehmeti.

    Përgjigju
  • Maro: 29/02/2020 22:38

    Kaq shume e paska dashte Nexhmija kete sa e mori me vete brenda 72 oresh

    Përgjigju
  • Terbaçioti: 29/02/2020 22:33

    Ngushullime familjes Kapo. I qofte i kefte dheu. Qofte e xhenetit!

    Përgjigju
  • samo: 29/02/2020 17:17

    kjo eshte me e mire se nexhmija dmth,

    Përgjigju
  • Bushatlliu junior: 29/02/2020 15:41

    Ngushellime familjes. Nuk e di si e priti Andi Bushati (analisti antikomunist) vdekjen e nuses se dajos. Tani na ben si i djegur per demokraci miu i bllokut te komunizmit.

    Përgjigju
  • Lexues: 29/02/2020 14:18

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • peoples: 29/02/2020 14:13

    Ngushelloni dhe pinjollin Bushati qe na can drrasa cdo nate ne televizione

    Përgjigju
  • Kosovari: 29/02/2020 12:18

    Ngushellime familjareve dhe miqve te shumet te familjes se besnikut te shtetit dhe popullit Hysni Kapo,

    Përgjigju
  • Tirona: 29/02/2020 08:21

    Sa shume rrokan kto klyshat jqj

    Përgjigju
    • Bragjinbisha: 01/03/2020 22:04

      Po te pish raki me gjize heret do vdesesh.

  • XHIXHI: 29/02/2020 08:09

    uroj te kete paste kembene mbare ajo nexhmija ti marri me vete cdo 3 dite kete fare te keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?