Ndërron jetë në moshën 87 vjeçare ikona e të drejtave të grave Ruth Bader Ginsburg

19 Shtator 2020, 12:46| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 13:11

  • Share

Juristja e Gjykatës së Lartë në Amerikë, Rurth Bader Ginsburg, një ikonë e kulturës dhe kampione e të drejtave të grave, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin ditën e premte.

Shëndeti i saj ishte përkeqësuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë shtrimin e vazhdueshëm të saj në spitale. Vdekja e Ginsburg, gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale, pritet të nxisë shumë debate për zëvendësimin e postit të saj.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.

“Kombi ynë ka humbur një juriste të stadeve historike. Ne në gjykatën e lartë kemi humbur një kolege shumë të dashur. Sot ne mbajmë zi, por me besim të plotë që brezat e ardhshëm do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsburg ashtu siç ne e njihnim – një kampione e palodhur e drejtësisë”, është shprehur kreu i gjykatë së lartë, John G Roberts.

Ginsburg, gruaja e dytë në histori e emëruar në gjykatën e lartë, është bërë ikonë e të drejtave të grave. Ajo u nominua për postin që mbante nga Presidenti Bill Clinton dhe shërbeu në gjykatë për më shumë se 27 vjet.

Para se të emërohej si gjykatëse, Ginsburg ndihmoi në fillimin e Projektit për të Drejtat e Grave të Unionit Amerikan të Lirive Civili (ACLU) në 1971 dhe shërbeu si Këshilltare e Përgjithshme e ACLU nga viti 1973 deri në vitin 1980.

Ajo vazhdimisht shqyrtonte çështje që kishin të bënin me barazinë gjinore, duke mbrojtur të drejtat e një vejani për përfitimet e sigurimeve shoqërore të gruas së tij të ndjerë, si dhe shumë padi të tjera në përpjekje për të ndryshuar barazinë gjinore në nivelet më të larta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?