Ahmet Kamberi, Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare kardiologu Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës

4 Tetor 2023, 11:36| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 11:40

  • Share

Një nga emrat  e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Ahmet Kamberi është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, kardiologu i njohur është ndarë nga jeta duke lënë pas një karrierë të ndritur në historinë e mjekësisë shqiptare.

Mësohet se kardiologu do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.

“Me pikëllim të thellë, njoftojmë  ndarjen nga jeta të Prof.Dokt Ahmet Kamberi!

Profesor Ahmeti nderi i Qarkut Dibër, ngelet i paharrueshëm në kujtesën e të njohurve miqve e familjarëve të tij dhe të gjithë dibranëve . Kontributi i tij në shërbim të mjekësisë  ,si në vendin ku lindi edhe në  rang kombëtar mbetet shumë i vyer.Ai la pas një kujtesë të paharrueshme dhe do të mungojë gjithmonë në zemrat tona. Përjetoi një jetë të mbushur me dashuri , sakrifica dhe  vlerësime. Një jetë në shërbim të të sëmurëve. I papërtuar I pakursyer dhe gjithmonë i qeshur, i ambël e I thjeshtë. Jemi të  nderuar që e kemi njohur dhe do ta kujtojmë gjithmonë me kujdes dhe respekt.

Shprehim ngushëllimet tona : bashkëshortes Shpresa dhe dy djemve të tij Blerimit e Gencit dhe gjithë familjarëve e të afërmve të të ndjerit!

Lamtumira e fundit të enjten 5 tetor në ora 11 Tiranë.”, njoftojnë familjarët.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • viron: 04/10/2023 13:53

    Pse se more dhe Sali non graten me vete o doktor....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?