Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare komediani Richard Lewis

29 Shkurt, 09:16| Përditesimi: 29 Shkurt, 09:17

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare komediani dhe aktori i “Curb Your Enthusiasm" të martën e 27 shkurtit.

Richard Lewis ishte i diagnostikuar që nga viti i kaluar me sëmundjen e Parkison dhe për shkak të gjendjes shëndetësore humbi festën e premierës së sezonit 12 për Curb më 30 janar.

“Kam disa vështirësi në ecje nga Parkinson gjatë dy viteve të fundit. Nuk është madhore. Deri tani po e kaloj mirë, por nuk doja të shkoja, të kaloja pesë ose gjashtë orë me kaq shumë njerëz,”, ka thënë ai. 

Madje në intervistën e fundit ishte shprehur se ishte mjaft mirë, por fatkeqësisht për të nuk ishte kështu.

Lewis ishte i njohur për humorin e tij, të cilin e shfaqi në shfaqje të panumërta në role televizive dhe filmash. Ai mbajti një rol të gjatë në "Curb Your Enthusiasm" të Larry David, duke u shfaqur në më shumë se 40 episode midis 2000 dhe 2021.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?