Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi i ka dedikuar një status prekës mjekut Anibal Byberin, i cili ndërroi jetë nga COVID-19. Mjeku ishte dhe kushëri i kryebashkiakut, i cili shprehet se ndarja e tij nga jeta la pas dhimbje e lot në një moshë ku ende duhet të gëzonte jetën.
"Vdekja është një realitet makabër që nuk pranon as lutje e as përshpirtje. Le pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim. Por kur merr jetë në moshën më të mirë ajo bëhet e papërballueshme e tepër e vështirë. Kështu po e përjetoj sot ikjen tënde i dashur Dr.Anibal Byberi. Kushëri, shok e mik do na mungosh shumë. Të qoftë i lehtë dheu e shpirti yt pushoftë në Parajsë. Në qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd të mirë familjarë, kushërinj, miq e dashamirës", shkruan Rexhë Byberi.
Lajmi kryesor: