Aranit Çela

Kronikë

Ndërron jetë Kryeprokurori famëkeq i komunizmit, mori pjesë në 650 procese politike, dënoi qindra shqiptarë

21 Tetor 2021, 16:37| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 16:53

  • Share

Aranit Çela, kryeprokurori famëkeq i komunizmit, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aranit Çela, i njohur si 'xhelati' i komunizmit vdiq në moshën 98-vjeçare. Çela mori pjesë në 650 procese politike si hetues, prokuror dhe gjyqtar duke çuar drejt pushkatimin shumë shqiptarë.

Aranit Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.

Kush ishte Aranit Çela:

Aranit Çela ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri. Ai u lind në Vlorë më 1923[1] apo 1924, familja e tij e kishte origjinën nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi "ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen... Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet."

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët balila të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Araniti qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.

 Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958  dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Emigrant: 22/10/2021 13:42

    Po ka me fame keq se drejtesia qe eshte sot jan ber miliinere duke nxjerr nga byrgjet te gjith kriminelat dhe hajdutet Shqiperis i duhet nja 100 si ky qe tua hedhi ne det celsat e burgut te gjith pilitikaneve dhe gangesterave qe u vin nga mbrapa

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 22/10/2021 08:29

    Haj medet per Shqiptare e Shqiperi - po burra te lig kish pas.

    Përgjigju
  • Bragjini: 22/10/2021 07:26

    Dhe ju ne fund e vrate me komentet tuaja. Trima si ju

    Përgjigju
    • John Doe: 22/10/2021 08:29

      Hahahaha

  • Detroit: 22/10/2021 06:49

    Paguan te ato qe ka len mbrapa cdo gje paguhet....askush nuk iken pa marre reston.Ky pislliku 98vjet si ka pasur kenaqesi jo kushedi ca torturash i kan bo shpirtrat e njerezve qe ka vrare duke ju shfaqur ore e minut....

    Përgjigju
  • Diu: 22/10/2021 05:36

    Prandaj ne si popull kurr nuk kemi qene as nuk do jemi. Ky monstra ma e vertetoi kete gje. Ky kriminel ashtu si shume te tjere jetoi deri sa Zoti e vrau por jo nga njerezit qe u shkaterroi me shume se jeten. Milet turk i pa bese dhe pa moral.

    Përgjigju
  • A. N.: 21/10/2021 23:19

    Nje qelbanik me pak.

    Përgjigju
  • Sadiku: 21/10/2021 21:26

    Qelbanik i poshter sa gjate paske jetuar. Befsh qef ne ferr o derezi.

    Përgjigju
  • Aaa: 21/10/2021 21:13

    Nuk doli një trim t'a vriste!!!? Jemi pula ne shqipot, vetëm ha mish e pi raki. Popull pa shtyllë kurrizore.

    Përgjigju
  • Shoku: 21/10/2021 18:56

    Vetem nje surrat shemtire si ky mund te ishte kaq i lig

    Përgjigju
  • Mirka: 21/10/2021 18:53

    Se do as Zoti as i ligu prandaj ka mbet mbi dhe

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2021 18:52

    Ju shofte fara e cka lene mbrapa

    Përgjigju
  • BERRETA: 21/10/2021 18:11

    Ky ka ken DIKTATORI nr 2 mas ENVER HOXHES,si è kan lan me jetu familjet e persekutume????

    Përgjigju
  • Njoni: 21/10/2021 17:23

    Ky paska marr nga ditet e te tjereve.. prandaj paska jetuar kaq gjat!

    Përgjigju
    • vicidol: 22/10/2021 07:04

      qenka si sala jone do jetoka edhe ky nja 100 vjet sic duket

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?