Jane Birkin

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin! U gjet e vdekur në apartamentin e saj në Paris

16 Korrik 2023, 15:40| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 15:44

  • Share

Këngëtarja dhe aktorja e njohur anglo-franceze, Jane Birkin ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Sipas mediave franceze ajo u gjet e pajetë në apartamentin e saj.

Birkin lindi në Londër më 14 dhjetor 1946 nga një nënë aktor dhe baba oficer detar. Në moshën 17-vjeçare, ajo u martua me kompozitorin e James Bond, John Barry, por martesa zgjati vetëm tre vjet.

Ajo u bë e famshme pasi luajti në filmin Bloë-Up të vitit 1966, i cili shfaqte një skenë në të cilën Birkin u shfaq nudo përpara se luante në një komedi romantike satirike Slogan së bashku me poetin pop Serge Gainsbourg.

Edhe pse ishte franceze e natyralizuar, ajo kishte ruajtur gjithmonë një theks britanik që dallohej nga toni i zërit të saj. Këngëtarja ishte e martuar me kompozitorin John Barry me të cilin kishte një vajzë Kate. Kjo u pasua nga lidhja e saj me Serge Gainsbourg, me të cilin, përveç një marrëdhënieje personale, ajo kishte një marrëdhënie profesionale që e solli në krye të top-listave në vitin 1969.

Gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare, ata patën një vajzë në vitin 1971, aktoren e njohur Charlotte Gainsbourg, ndërsa në vitin 1976, Birkin u shfaq edhe në filmin kontrovers “Je t’aime moi non plus” me regji të Gainsbourg.

Sipas mediave franceze, Birkin, e cila së fundmi kishte anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris.

“Kam qenë gjithmonë optimiste dhe e kuptoj se më duhet kohë që të mund të jem sërish në skenë me ju”, tha ajo në maj kur njoftoi anulimin e koncerteve të saj.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?