Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Halit Gjecaj

Ndërron jetë ish-komandanti i Gardës së Republikës

7 Mars 2023, 21:42| Përditesimi: 7 Mars 2023, 21:44

  • Share

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Halit Gjecaj ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 79 vjeçare. Lajmi i trishtë u bë me dije nga vetë familjarët e Gjecajt. Nga sa mësohet shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante prej vitesh.

Komandant Halit Gjecaj ka qenë një prej personaliteteve më të larta të Ushtrisë Shqiptare dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës. Ai po ashtu ka pasur dhe disa kualifikime të lartë, më i rëndësishmi në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ndërsa më 23 janar të vitit 1994, me dekret të Presidentit të Republikës merr gradën e gjeneralit.

Homazhet për të do të zhvillohen nesër, e mërkurë 8 mars, prej orës 08:00 te ambientet e ‘Alba 2000’, Rruga e Dibrës. Varrimi do të bëhet po nesër në orën 13:00 në varrezat e Sharrës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?