Trofeu i Kupës së Botës

Ndërron jetë futbollisti i parë që luajti në 5 Kupa Bote

10 Maj 2023, 22:35| Përditesimi: 10 Maj 2023, 22:36

  • Share

Legjenda e futbollit meksikan, Antonio Carbajal, futbollisti i parë që ka luajtur në pesë Kupa Bote, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. I njohur si "La Tota", portieri ka luajtur në turnetë e Brazilit 1950, Zvicrës 1954, Suedisë 1958, Kilit 1962 dhe Anglisë 1966.

Carbajal mbajti i vetëm rekordin për 32 vjet derisa u barazua me Lothar Matthaus i Gjermanisë në 1998. Ai zhvilloi 48 paraqitje për vendin e tij, 11 prej të cilave në Kupat e Botës, përveç 409 paraqitjeve në nivel klubesh. Shumicën e karrierës së tij 18-vjeçare si lojtar e kaloi në skuadrën meksikane Club Leon, ku luajti 364 ndeshje gjatë një qëndrimi 16-vjeçar.

Klubi tha se do të hapte dyert e stadiumit të enjten për të lejuar tifozët të bëjnë nderimet e tyre për Carbajal, i njohur gjithashtu si "El Cinco Copas".

Antonio Carbajal

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?