Ndërron jetë foshnja e porsalindur në Prizren, arrestohen 3 mjekë të spitalit

28 Qershor 2023, 10:49| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 10:55

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren të Kosovës ku ka ndërruar jetë një foshnje e porsalindur. Për rastin e rastin e rëndë u bë një denoncim në polici dhe si pasojë u arrestuan 3 mjekë të spitalit të Prizrenit.

Mësohet se foshnja ka vdekur disa minuta pasi erdhi në jetë. Ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë mostrajtimi i duhur mjekësor nga stafi i spitalit.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?