Foto ilustruese

Në një javë, 4 pushues u mbytën në plazhet shqiptare! Ndërron jetë 60- vjeçarja në Durrës

7 Korrik 2020, 18:51| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 21:36

  • Share

DURRËS- Një 60- vjeçare ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit, ku dyshohet se është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ku gruaja që ndërroi jetë është me iniciale F.Zh. me banim në Durrës. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

60-vjeçarja shënon viktimën e 4-t që ka ndërruar jetë gjatë 7 ditëve në plazh, ku 3 prej tyre ishin pushues kosovarë. E moshuara që ndërroi jetë ditën e sotme, dyshohet se është mbytur në të njëjtin vend si viktima e djeshme e identifikuar si R.B., 60 vjeç.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës. Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi.

Gjatë ditës së sotme një 53-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Sellcave në Bilisht. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Max: 07/07/2020 23:38

    Ore keta njerez kur nuk dinë not ku shkojne. Po ekip shpetimtarë ka neper plazhe.

    Përgjigju
  • Dupi: 07/07/2020 22:51

    Kosovare ! Mesoni notin. Keshillohuni me mjeket per masat e ruajtjes nga Dielli, per problemet kardovaskulare dhe te presionit arterial! Mos hani vec byrek se vajrat e gatimit jane te demshem, mos dhisni ne det se po vete e hani ate qe beni! Lexoni qe te kuptoni, lerini lufterat e trimerite imagjinare qe keni bere, pa kulture jeni te pushtuar me keq se nga Serbi e Greku! Bashke me shpellaret tane e keni cuar Shqiperine ne gremine, ne objekt tallje e percmimi ne sy te Botes. Politika buron nga ne nuk vjen nga kozmosi. Gjuz e paruke Shipnie e Rramush e hajdar Kosove...

    Përgjigju
    • Haini: 08/07/2020 14:07

      Kur Nuk ke ndonje mendim te Mencur per te thene eshte me mire te heshtesh

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?