E rëndë në Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe vetëhidhet nga makina në lëvizje, gjen vdekjen! Zbardhen dëshmitë, shoferi në polici (EMRI+PAMJE)

20 Tetor 2023, 09:25| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 14:43

  • Share

Një 55-vjeçare ka gjetur vdekjen paraditen e 20 tetorit në aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër në rrethana ende të paqarta.

Merushe Gjuzi udhëtonte së bashku me një shoqen e saj drejt Funarit në Elbasan kur në një moment dyshohet se ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Aksidenti u shënua rreth orës 09:00. 

"Ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se Merushe Gjuzi ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën' informoi sot policia. 

Dëshmia e pasagjerëve
Shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonte këtë mëngjes tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë.

Burime, duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e pasëm dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

Ndonëse të gjithë pasagjerët zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, përplasja ka qenë fatale.

Mësohet se e ndjera dhe fqinja e saj e kishin prenotuar që dje furgonin për të shkuar në Funar të Elbasanit dhe kishin këmbëngulur gjatë që ai të ishte këtë të premte në dispozicion të tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëflijimit mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e saj për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj. 

Shoferi i furgonit me të cilin udhëtonte viktima është shoqëruar në komisariat.

Ora 09:58
Vdekja e 55-vjeçares në aksin Peqin-Elbasan, shoferi i furgonit shoqërohet në komisariat

1697788916_furgon.jpg

Shoferi i furgonit me të cilin udhëtonte 55-vjeçarja e cila dyshohet se ka hapur derën dhe është vetëhedhur është shoqëruar në komisariat. Sipas policisë, S. T. është shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

"Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", sipas policisë.

Ora 09:50
Vdekja e 55-vjeçares në Peqin, shoqja: Kishte debatuar me bashkëshortin, gjithmonë uleshim bashkë, sot u ul vetëm

 

Shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonte këtë mëngjes tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin.

Ishte sherri me bashkëshortin që e detyroi të kryente këtë veprim të rëndë, sipas dëshmitares.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 20/10/2023 11:32

    NESE KJO ESH E VERTET , SHOFERI SKA PIKEN E FAJIT....

    Përgjigju
    • Njoni: 20/10/2023 16:25

      Po ca faj ka shoferi kur dikush dote boj vet vrasje. Mund to ndodhi cdo shoferi .gjynah ajo qe vrau veten

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?