COVID-i i merr jetën çiftit të bashkëshortëve në Korçë...ishin prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit

25 Nëntor 2020, 12:41| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 14:40

  • Share

KORÇË- Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën koronavirusi. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, Loreta dhe Thanas Broka janë prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit të Korçës, Litjan Broka.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti i moshës 69-70 vjeç ishin të prekur me COVID prej 2 javësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ditëve të fundit ishte përkeqësuar.

Referuar po të njëjtave burimeve, fatkeqësisht e para ka ndërruar jetë nëna e drejtorit dhe pas disa orësh edhe babai i tij. Thanas Broka ka qenë prefekt në qytetin Beratit përgjatë periudhës 2004 si edhe kreu i PBDNJ për disa vite.

Drejtori i Spitalit, Litjan Broka


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës


B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 25/11/2020 15:55

    E pra e lexuat artikullin. Kush është ai fëmi që se do jetën e prindërve të tij. Mos merni kot rrugët e botës për tu shëruar. Merni masat këtu ku jetoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?