Kronikë

Ndërroi jetë në shezlong, Manastirliu mesazh ngushëllimi për mjekun: Doktor Kujtimi mbajti peshë të madhe në pandemi

12 Korrik 2021, 17:54| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:56

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut nga Korça, Kujtim Shabanit, i cili humbi jetën sot në plazhin e Radhimës, në Vlorë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ministrja thotë se mjeku Shabani ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemi, në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.

‘Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor.

Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.

Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij! U prehsh në paqe doktor Kujtimi!’- shkruan Manastirliu.

 


Lajmi kryesor:

Ishte me familjen për pushime në Radhimë, doktori nga Korça ndërron jetë në shezlong


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?