VIDEO/ Ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, tifozët e Sevillia-s bëjnë gjestin fantastik për ish-futbollistin

23 Prill 2023, 11:47| Përditesimi: 23 Prill 2023, 11:53

  • Share

Në vitin 2007 futbolli spanjoll përjetoi një ngjarje tragjike, pasi 22-vjeçari Antonio Puerta ndërroi jetë në fushën e lojës gjatë ndeshjes Sevillia-Getafe.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite tifozët e Sevillia-s kanë treguar se ai do të mbetet i paharrueshëm për ta. Para ndeshjes me Manchester United për Europa League, të enjten, ata kanë shkuar poshtë shtëpisë së babait të futbollistit të ndjerë, duke kënduar dhe brohoritur emrin e tij.

I ati i futbollistit menjëherë ka dalë në dritaren e banesës dhe pasi ka duartrokitur tifozët shihet teksa sytë i mbushen me lot. Megjithatë gjesti i tifozëve të Sevillia-s do të mbetet i mrekullueshëm, pasi kujtojnë një futbollist i cili që i vogël luajti vetëm për klubin e tyre.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?