Ndërroi jetë dje në një aksident në Kavajë, 27-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë

17 Nëntor 2023, 14:00| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 16:07

  • Share

Bajazit Thaçi, 27-vjeç i cili ndërroi jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor ‘Gosë-Vilë Bashtovë’ në Kavajë, ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 27-vjeçarit.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, 27-vjeçari humbi kontrollin e makinës duke rënë në kanal. Edhe pse drejtonte një makinë luksoze “Mercedes Benz” nuk arriti t’i shpëtojë plagëve pasi goditja ishte tejet e forte. Makina është shkatërruar plotësisht siç shihet në pamjet e siguruara nga Report TV.

‘Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë.’- shkruan Këshilli Bashkiak.

Ndërsa në orët e para të së premtes u shënua një tjetër aksident me vdekje në rrugën interurbane Tirane - Durrës pranë mbikalimit të “Serave”.  32-vjecari Aldo Guza duke drejtuar makinën Toyota përplasi çiklistin që lëvizte në anë të rrugës.

Për pasojë, Aleksandër Mërkuri 50 vjeç humbi jetën në vend. Shoferi është shoqëruar në komisariatin e Durrësit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e aksidentit me vdekje.

Ora 08:29
Aksident në aksin Tiranë- Durrës, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin që po ecte me biçikletë

DURRËS- Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në aksin Tiranë-Durrës. Viktimë ka mbetur Aleksandër Mërkuri.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, automjeti që drejtonte Aldo Guza, 32 vjeç, ka përplasur 50-vjeçarin, që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes ai ka humbur jetën.

Ndërkaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?