Stadiumi i Maliqit

Ndërpritet ndeshja e Kategorisë së Dytë, trajneri shan tifozët

10 Dhjetor 2023, 15:31| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

MALIQ - Grupi B i Kategorisë së Dytë ka zhvilluar sot javën e dhjetë. Në 13:30 në Maliq, vendasit u përballën me Këlcyrën. Në juglindje të vendit kishte dhjetra tifozë në tribuna, teksa një përplasje ka nisur dhe sfida është ndërprerë për më shumë se 30 minuta.

Ultrasit vendas ishin duke ofenduar në kor miqtë gjatë minutës së 37-të, gjë që nuk është parë e arsyeshme nga trajneri i Këlcyrës. Robert Spahiu është kthyer nga tifozët dhe i ka kthyer ofendimet, me situatën në shkallët e "Jovan Askos" që është ndezur.

U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja t'i rikthehej normalitetit, me përplasjen verbale që ka zgjatur disa minuta, duke mos munguar dhe sendet e forta në fushë.

Për këtë shkak sfida u ndërpre për 30 minuta dhe ekipi mik u tërhoq, teksa sfida rinisi me vonesë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?