Foto ilustruese

Ndërprerje të energjisë për disa orë në Shkodër, OSHEE: Po kryhen punime në rrjet! Ja zonat që do të mbesin pa drita nga nesër

18 Shtator 2023, 16:11| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 16:20

  • Share

Për disa orë, shumë zona në Shkodër do të mbesin pa energji elektrike që nga dita e nesërme. Sipas OSHEE, shkak për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë janë punimet që po kryhen në rrjet.

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00

Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00

Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”,  “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”,

Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00

Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 18/09/2023 21:25

    Në këto raste a është më mirë të punohet natën se sa të mbetet një qytet së bashku me rrethinat pa energji?! Nuk jemi në emergjencë ose në luftë të shkëputet energjia kështu. Mediokër dhe të paaftë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?