Vetting në polici vetëm për 'shefat', Sindikata përshëndet vendimin: I drejtë! Punonjësit e thjeshtë i heton SHÇBA, korrupsioni problematik te 'të mëdhenjtë'

6 Shkurt 2022, 15:50| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 17:27

  • Share

Ndërprerja e vetting-ut për punonjësit e thjeshtë të Policisë së Shtetit konsiderohet e drejtë nga pjesa më e madhe e tyre. Në filtër do të jenë vetëm ata që do të marrin poste të larta në polici. Ministria e Brendshme sheh të arsyeshme se gradat e ulëta nuk kanë nevojë të filtrohen. Sipas kreut të Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, ky ishte gabimi i parë që u bë që në fillim me miratimin e ligjit, i cili çoi në vonesa të shumta, deri në anulim.

 “U rikthyen edhe njëherë tek ato kritikat që kemi bërë ne që në daljen e ligjit për vetting-un. Që atëherë parashikuam që personali i policisë i nivelit zbatues nuk duhet të merrte pjesë. Numri relativisht i lartë dhe natyrisht do të angazhoheshin shumë struktura për të kaluar këtë personel”, thotë Fishta.

Fishta konsideron se vetting-u tek drejtuesit duhet të vazhdojë pasi efekti i korrupsionit tek ata është shumë më i lartë se tek punonjësit e nivelit zbatues.

 “Korrupsioni në nivele të ulëta normalisht është më i ulët se në nivelet e larta. Edhe pasoja që sjell një korrupsion në nivel të ulët me atë të një drejtuesi policie në nivel të lartë. Me hyrjen e vetting-ut patjetër u krijua një presion tek punonjësit e policisë, sidomos tek ata të nivelit zbatues”, deklaroi Fishta.

Hetimi për të gjitha rastet e dyshimta të shpërdorimit të detyrës tek punonjësit e nivelit zbatues mund të bëhet nga SHÇBA-ja, strukturë e cila në njëfarë mënyre pastron rastet e shkeljes së ligjit nga policët.

 “Vetë strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave të Ministrisë së Brendshme kanë pasur detyra funksionale në lidhje me hetimin e rasteve kur një punonjës policie shkel ligjin. Kjo strukturë ka ekzistuar dhe ka pasur të gjitha mundësitë të hetoj e të marrë masa”, përfundoi drejtuesi i Sindikatës së Policisë së Shtetit.

Me ndryshimin së shpejti të SHÇBA-së në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore rriten përgjegjësitë, ndërsa synohet hetim më i thelluar për të gjitha rastet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në polici. Puna e AMP-së në këtë drejtim eviton vetting-un për punonjësit e thjeshtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 07/02/2022 11:34

    VETINGUT NE POLICI JEPINI MBESHTETJE SERIOZE DHE TE VAZHDOJE FUQISHEM ATA NJERES QE SOT QE BEJNE VETTINGUN ,JANE TE PA MBESHTETUR S

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 06/02/2022 22:33

    Vazhdon akoma ky Sadetini????? Booo. E dini ju qe punonjesve te policise ju mbahen kuota mujore per gjoja "sindikaten". Inekzistent fare.

    Përgjigju
    • Turpi më I madh!: 07/02/2022 00:32

      Mbahen 500 ALL në muaj për polic. Dhe kjo pa konsensus. Janë 12.000 polic për 500 Lekë në muaj, bëjnë 6.000.000 Lekë. Ky zotëria merr 6 milionë lekë të rrinjë ose 60 milionë lekë të vjeter. Shifra për skandalë mediatik. Llogarinë për 12 muaj bejeni vetë.

  • Agjenti: 06/02/2022 20:53

    Po ca thua se i ke ktu te 2 me nga 10 hyrje ene hotele. Dhe ca eshte thjesht agjent krimesh.

    Përgjigju
  • behar: 06/02/2022 18:34

    bejeni vetingun shqiponjave te Shkodres se jane bere te pa prekshem duke ju marr me nga 2 mije euro personave ne kerkim duke i kapur ba presion dhe leshuar

    Përgjigju
  • Goni: 06/02/2022 16:40

    Kjo nuk është e drejtë. Vettingu i gjyqtarëve shkarkoi dhe gjyqtarë për 5 apo 10 mijë euro mungesë burimi. Shumica e policëve kanë dhjetëra mijëra euro pasuri të pajustifikueshme. Duhet të shkarkohen dhe këta

    Përgjigju
  • Drini: 06/02/2022 16:07

    Beni vetting per Drejtorin e Policise Tirane, Lorenc Panganika, URGENT. Eshte i marre peng nga dy vellezer qe kane qene nen akuze per vrasje, bile per disa vrasje. Hetoni lidhjet e tij me vellezerit Kuci dhe si ata nepermjet dajes se tyre, Kolomb Belles, qendronin te pa shqetesuar nen mbrojtjen e Panganikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?