Nderohet Laver Bariu, Vaso
Tole: Po zhduket tradita e sazeve

4 Maj 2013, 16:44| Përditesimi:

  • Share
Usta Laver Bariu, më 2 maj, në 85-vjetorin e lindjes së tij, ka luajtur disa vargje të një kënge përmetare pwr tw nderuar miqtw. Nga Tirana në Përmet kishin shkuar artistë, shkrimtarë dhe muzikologë, për të nderuar mjeshtrin e madh të Klarinetës. Ishte muzikologu Vaso Tole, kompozitori Aleksandër Peçi, shkrimtarët Diana Çuli e Bardhyl Londo dhe miq e adhurues të Laver Bariut.

Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, kishte dërguar një përshëndetje për Usta Laverin. Muzikologu Vaso Tole thotë se “Usta Laveri nuk ishte mësues vetëm për instrumentistët popullorë, por ishte mësues për të gjithë neve që merreshim me shkollën dhe zhanre të tjera të muzikës.

Gjithashtu, Tole rrëfeu dje për “Shqiptarja.com” edhe atmosferën e krijuar në Përmet, ku pohon se: “Këshilli për Departamentin e Kulturës ka organizuar një jubile të madh në nderim e respekt të Laver Bariut dhe yjeve të muzikës popullore përmetare.

Në nder të mjeshtër Laverit, por dhe figurave te tjera te njohura të kësaj zone, bashkia e Përmetit ka vënë në bulevard yjet me emrat e tyre”. Këta yje janë janë vëllai i Laver Bariut, Lefter Nurka, fizarmonicisti Sulejman Lame, këngëtari Xhelal Zeqiri, mjeshtri i dajres Krenar Mane, violinisti Llazar Vangjeli, mjeshtri i lahutës Qiriako Vangjeli, dhe violinisti Artur Zeqiri.

Laver Bariu është emocionuar nga ky nderim, që ia dedikuan në këtë 85-vjetor, por sipas Valo Toles nuk mjafton vetëm një festë e tillë. Vaso Tole thotë se “Muzika që ka krijuar usta Laver Bariu me mjeshtërit e sazeve është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve.

Janë bërë pak studime për këtë traditë, por si institucionet kulturore të Përmetit dhe ato më të lartat kanë lejuar që të humbasë tradita. Po zhduket tradita e sazeve”.

laver bariu

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?