Statuja e Arsene Wenger jashtë 'Emirates'

Nder i madh për 'babanë' e Arsenalit modern! Arsene Wenger do të jetë gjithmonë i pranishëm jashtë stadiumit 'Emirates'

28 Korrik 2023, 16:16| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 16:21

  • Share

Arsene Wenger dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Arsenalin. Trajneri francez mori një nderim të madh në formë statujë jashtë stadiumit 'Emirates' në Londër. Nga tetori 1996 deri në maj 2018 , Wenger ishte trajner i Arsenalit.

Ai ishte shumë më tepër se thjesht një trajner. Ai ishte mentor, drejtor, drejtues dhe gjithçka tjetër. Ai fitoi tre herë kampionatin, fitoi shtatë Kupa FA dhe luajti në Ligën e Kampionëve për njëzet vjet rresht. Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe klubi jeton edhe sot me kujtimin e tij të gjallë.

Wenger ishte gjithashtu i përfshirë në projektimin e stadiumit dhe qendrës stërvitore dhe konsiderohet si 'babai' i Arsenalit modern. Për nder të tij, para stadiumit është ngritur një statujë bronzi me imazhin e tij, e cila është tre metra e gjysmë e gjatë dhe peshon gjysmë ton.

Francezi Wenger do të jetë i ftuari special i klubit në ndeshjen kundër Monacos, e cila do të luhet më 2 gusht dhe në ditët në vijim do ta shohë statujën e tij në Londër.

Statuja e Wenger

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?