Zyrat e Inteligjencës gjermane

Ndau sekretin shtetëror me Rusinë, arrestohet zyrtari i lartë i inteligjencës gjermane! Akuzohet për tradhëti

23 Dhjetor 2022, 09:46| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 09:49

  • Share

Autoritetet gjermane të enjten kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të Inteligjencës së Jashtme me dyshimin për ndarjen e sekreteve shtetërore me Rusinë këtë vit dhe në këtë mënyrë kryerjen e tradhtisë.

Policia arrestoi të dyshuarin, një shtetas gjerman i identifikuar si Carsten L., të mërkurën në Berlin, tha zyra e prokurorisë federale. Ai tha se policia bastisi gjithashtu banesën e tij dhe vendin e punës, si dhe ato të një personi tjetër.

“I akuzuari dyshohet për tradhti shtetërore”, thanë prokurorët federalë në një deklaratë. "Në vitin 2022, ai ndau informacionin që kishte ardhur gjatë punës së tij me një agjenci të inteligjencës ruse. Përmbajtja konsiderohet sekret shtetëror."

Në një deklaratë të veçantë, Inteligjenca e Jashtme tha se punonjësi ishte vendosur në paraburgim dhe se ishin kryer kërkime në dy prej zyrave, shkruan Reuters.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për rritjen e mundshme të spiunimit rus duke pasur parasysh qëndrimin e Kremlinit me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës. Qeveria gjermane dëboi 40 "spiunë" rusë në prill, sipas agjencisë vendase të inteligjencës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?