Etilda Gjonaj dhe Thimio Kondi

Ndarja nga jeta e Thimio Kondit, Gjonaj: Trishtim për humbjen e parakohshme të juristit të shquar

26 Gusht 2020, 10:30| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 10:55

  • Share

TIRANE-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Thimio Kondit, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.

"Trishtim dhe pikëllim për humbjen e parakohshme të juristit të shquar, ish-Ministrit të Drejtësisë dhe ish Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi. Sot përjetojmë humbjen e thellë për një personalitetet më të spikatura të drejtësisë, një jurist me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në jurisprudencën shqiptare.

Humbja e ish-Ministrit Kondi sjell një boshllëk të pallogaritshëm tek kolegët, miqtë dhe të njohurit, por mbi të gjitha tek familja e tij, të cilës i drejtoj respektin tim të thellë dhe ngushëllimet më të ndjera" shkruan ajo. Kondi ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ne pritje te pergjigjes se ankeses per prokurorin: 24/09/2020 02:30

    Ministre mashtruese PERGJIGJU ankesave te popullit mos u fshi prapa nostalgjive te vjetra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?