Nasho Jorgaqi, foto e publikuar nga Rama

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Nasho Jorgaqi, Rama: Lamtumirë

26 Gusht 2022, 13:10| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 13:12

  • Share

Shkrimtari dhe skenaristit i njohur, humbi jetën pasditen e djeshme në moshën 90-vjeçare. Autor i një sërë veprash të njohura ka nxitur shume reagime nga politika edhe nga Edi Rama i cili i nëpërmjet një postimi në facebook i dha lamtumirën artistit të madh.

Jorgaqi ishte autor i një sërë skenërve si “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, “Tomka dhe shokë e tij” si dhe dokumentarëve për Nolin e Qemal Stafën. Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur si Çehov, Gollsuorth e të tjerë. 

Ishte dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” si “Mjeshtër i Madh i Punës”, por edhe jashtë kufijve. Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me Medaljen të Artë Nderi, ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit e ka përfshirë në librin Njerëz të shquar të shekullit të XX-të.

Kohët e fundit i tërhequr nga jeta publike, pas polemikave të njëpasnjëshme rreth veprimtarisë së tij të para 90-ës, Jorgaqi u nda nga jeta duke lënë pas një krijimtari të pasur.

Homazhet në nder të shkrimtarit do të mbahen sot pranë Akademisë së Shkencave nga ora 12.00 në orën 14.00, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 28/08/2022 01:26

    ,,,NGUSHELLIME FAMILJES,,,SHKOFTE NE PARAJSE,,,KAM LEXUAR LIBRIN E TIJ MERGATA E QYQEVE,,,,ME KA PELQYER SHUME...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?