Gramoz Ruçi dhe Ilir Meta

Ndarja nga jeta e poetit Haliti, Meta e Ruçi mesazh ngushëllimi: Shkrimtar i shquar dhe luftëtar për fjalën e lirë

16 Tetor 2020, 18:45| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 19:09

  • Share

Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit Faslli Haliti kanë reaguar dhe Presidenti Meta si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se e ka njohur nga afër shkrimtarin duke e kujtuar si shembull i qytetarisë dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime ka shprehur për familjen e poetit dhe Ruçi i cili shkruan se ishte një artist madhështor njëkohësisht, la shënja të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Mesazhi i Metës

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e poetit tonë të mirënjohur, Faslli Haliti, intelektualit të angazhuar me vlera kombëtare, shembull i qytetarisë e luftëtar i palodhur dhe i pakompromis i fjalës e mendimit të lirë, duke provuar deri dënime për mbrojtjen e saj.

Kam patur fatin ta njoh nga afër edhe si ish-deputet i PS, dhe i ruaj me nostalgji kujtimet për periudhën kur bashkëpunuam në politikë si pjesë e ish-grupit parlamentar socialist, ku padyshim Faslliu spikaste me individualitetin e tij mes deputetëve të PS që vinin vetëm nga radhët e intelektualëve e profesorëve.

Të paharruara kanë mbetur për mua vargjet e një prej poezive të tij më të arrira "Për mirë":

"Gati

Për rënie,

Për shembje,

Rrëzim.

Monument shtrembës!

Shembu, rrëzohu më mirë!"

Për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Haliti, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve e shkrimtarëve shqiptarë.

U prehtë në paqe!

Mesazhi i Ruçit

 “Faslli Haliti ishte një shkrimtar dhe poet i shquar i Shqipërisë, që me talentin, bindjet dhe pasionin e tij i dha kulturës kombëtare krijime e vlera të spikatura. Haliti ishte një poet origjinal dhe me origjinalitetin e tij ndihmoi në ndryshimin e poezisë dhe të kulturës shqiptare. Modest dhe modern, tragjik dhe madhështor njëkohëisht, la shënja të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Ai “përktheu”në art mençurinë popullore dhe me krijimtarinë antidogmatike Haliti krijoi një kozmogoni poetike mjaft të pasur" tha Ruçi.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare shkrimtari i njohur Faslli Haliti! Në 1998-ën ka qenë deputet në Kuvend


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?