Ndarja nga jeta e ‘mjeshtrit të madh’ të humorit, Luiz Ejlli: Humbje e madhe, emri i Zef Dedës do të jetojë në të gjitha kohërat

24 Nëntor 2023, 20:55| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 21:01

  • Share

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit është edhe Luiz Ejlli.

Në një postim në ‘Instagram’, Luizi e kujton aktorin e madh si një pasuri të paçmuar të vendit, ndërsa shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.

“Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!”, shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ' Mjeshtri i Madh' i humorit shkodran, Zef Deda! 'Charlie Chaplin' shqiptar la pas krijimtari të larmishme me qindra role


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?