Ndarja nga jeta e Maradonës, Patozi: Kur shuhet një gjeni, kombësia e humbet kuptimin

25 Nëntor 2020, 20:37| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 20:44

  • Share

Për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Maradona ka reaguar edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili shprehet se kur shuhet një gjeni, kombësia e humbet kuptimin. Patozi shprehët se Maradona ishte një dritare lirie dhe ëndrra e një bote të ndaluar për shqiptarët në kohën e diktaturës.

"Kur shuhet një gjeni, nocioni i kombësisë e humbet shumë kuptimin e vet klasik, pasi personazhi kthehet në referencë për gjithë planetin. Por nëse do ta trajtojmë nga ai këndvështrim, pas argjentinasve, më të pikëlluarit për ikjen e parakohshme të Maradonës, duhet të jenë shqiptarët. Jo se kanë ndonjë lidhje gjaku me legjendën e papërsëritshme së futbollit, por se në vitet më të errëta të fund diktaturës, përmes magjisë së talentit të tij ata kanë gjetur një dritare të madhe lirie për të njohur dhe ëndërruar botën e ndaluar", shkruan Patozi


Lajmi kryesor:

Arresti kardiak i merr jetën legjendës Diego Maradona! Argjentina shpall 3 ditë zi kombëtare! Rama: Moment trishtimi për vdekjen e Mozartit të futbollit


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?