Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit gjerman, Ceferin rikujton cilësitë e mahnitshme të Beckenbauer-it: Shkathtësia e tij, e pashembullt

8 Janar, 22:44| Përditesimi: 8 Janar, 22:48

  • Share

1703172162_aleksandrceferin.jpg

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka reaguar për ndarjen nga jeta të Franz Beckenbauer një prej legjendave të futbollit gjerman, që gjithashtu listohet mes lojtarëve më të mirë në histori duke fituar Kupën e Botës si dhe 2 herë Topin e Artë.

Ceferin ka kujtuar karrierën e bujshme të Beckebauerit, duke nisur që nga mënyra sesi ai e kontrollonte lojën duke shkëlqyer me cilësitë e tij drejtuese.

‘’Bota e futbollit mban zi për humbjen e Kaiserit legjendar. Shkathtësia e tij e pashembullt, tranzicionet e këndshme midis mbrojtjes dhe mesfushës, kontrolli i topit dhe stili vizionar riformësuan mënyrën se si luhej futbolli në epokën e tij. Cilësitë e tij drejtuese shkëlqenin pasi ai ishte kapiten i ekipit kombëtar dhe Bayern München gjatë periudhave të tyre më të suksesshme dhe vazhdoi të shkëlqejë në karrierën e tij si trajner. Trashëgimia e Beckenbauer si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit është e padiskutueshme. Lamtumirë një legjende të vërtetë”, ka shkruar Ceferin.


Lajmi kryesor:

Një prej më të mirëve në histori, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?