Ndarja nga jeta e Kissinger, reagimi i Ramës: Lamtumirë bos! Mirënjohje që më dhuruat një nga bisedat më të bukura që mbaj mend

30 Nëntor 2023, 16:40| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 17:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger duke i cilësuar librat e tij si një pasuri e paçmueshme të një urtësie të rrallë.

Ai gjithashtu shpreh mirënjohjen për bisedën e zhvilluar me Kissinger, duke e quajtur si kohë të çmuar dhe një prej bisedave më të bukura.

Reagimi i Ramës:

LAMTUMIRË BOSS

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

U prehshi në paqe Dr.Kissinger


Lajmi kryesor:

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare! Njeriu që formësoi politikën e SHBA


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?