Ndarja nga jeta e gazetares Rudina Dervishi, Begaj: U shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës

16 Shtator 2023, 19:10| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 19:18

  • Share

1694884273_3768815772801864381204671210967029496795454n.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi. Begaj shkruan se ajo ishte u shndërruar në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të 'Zëri i Amerikës', znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit 'Ditari'.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?