Ndarja nga jeta e Dom Gjergj Simonit, Basha: Simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes, do ta kujtojmë përherë me nderim

28 Janar 2022, 12:04| Përditesimi: 28 Janar 2022, 22:07

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes.

Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së parë në Shkodër, që hodhi themelet e lirisë. U prehtë në paqe!”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Vuajti torturat e komunizmit, ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?