Beniada Nishani

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Beniada: Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten

28 Maj 2022, 22:41| Përditesimi: 28 Maj 2022, 22:51

  • Share

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ndërroi jetë ditën e sotme, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e xhaxhait të saj.

Në një postim në rrjetet sociale ajo i ka shprehu ngushëllime vajzës së ish-Presidentit, Fionës. 

"Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty", shkruan Beniada.

Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29.09.1966.

Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane në Shkollën e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?