Presidenti Ilir Meta

Ndarja nga jeta e Bellos, Meta: Dhimbje e madhe nga kjo ikje e parakohshme e një kolegu dhe një qytetari model

4 Dhjetor 2020, 08:43| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 09:30

  • Share

1605032604_presidentideklarate1.jpg

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.

Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa përmes një postimi në Facebook shkruan se Bello ishte një qytetar model dhe një familjar shembullor.

"Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes" - shkruan kreu i shtetit.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?