Homazhe për Kristaq Dhamon

Ndarja nga jeta e ‘babait’ të filmit të parë, mbahen homazhe në hollin e Universitetit të Arteve për Kristaq Dhamon

19 Gusht 2022, 11:13| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 13:26

  • Share

Dy vajzat, të afërm, miq e kolegë, përcjellin sot regjisorin, një prej pionerëve të kinematografisë shqiptare,  Kristaq Dhamon. Homazhet i mbahen në hollin e Universitetit të Arteve. U shua në një spital të Ankonës në Itali, në kujdesin e familjarëve, e siç rrëfejnë miqtë pranë bashkëshortes studiueses Dhorka Dhamo.

Regjisor i filmit të parë artistik me metrazh të gjatë shqiptar“Tana”  të realizuar 64 vite më parë me protagoniste Tinka Kurtin, Dhamo firmosi një sërë produksionesh të tjera të suksesshme, si “Vendimi” , “Mëngjeze lufte” etj

Homazhet do të zgjasin nga ora 11:00 në orën 12:00 e më pas Dhamo do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë. Të pranishëm në homazhe ishin personalitete të kinematografisë e  botës e kulturës e artit në vend. Regjisori Kristaq Mitro e konsideroi si një shkollë për brezat që u rritën në ish Kinostudio, dhe se edhe përtej punës ai ishte një njeri i urtë. Ndërsa kineasti Piro Milkani foli për atmosferën e ngrohtë që krijohej kur punohej me Dhamon. Me humbjen e Dhamos u shprehën kolegët e tij, filmi shqiptar humbi një nga pionerët dhe njerëzit më të ditur që punuan në ish Kinostudio.

Dhamo u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas komplikacioneve shëndetësoret të sëmundjes, regjisori u shua në Itali.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?