Harta administrative e Shqipërisë rreth vitin 1939

Ndarja administrativo-territoriale e Shqipërisë

24 Qershor 2022, 08:18| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 08:25

  • Share

Nga studimi që i kam bërë ndër vite ndarjes administrative të Shqipërisë më rezulton se qeverisja e vendit mund të bëhet me një skemë të thjeshtë, por të studiuar më parë në nivel teknik e profesional.

1-Përcaktimi i reformës territoriale të qarqeve, në 8-12 sipas nevojës dhe perspektivës së zhvillimit.

2-Qarku të jetë njësia e vetme vendore dhe juridiksionini vetëm për organet qendrore të varësisë. Zgjedhjet vendore të bëhen vetëm për kryetarin e qarkut dhe këshillin e tij.

3-Qeveria të vendosë njësitë e saj në bazë qarku: punët e brendshme, financat, mbrojtjen, drejtësinë, arsimin, kulturën, punët publike, shëndetësinë, arkivin, shërbimin sekret, etj. Në krye të gjithë njësive qeveritare të qëndrojë prefekti, i cili drejton këshillin administrativ të qarkut të përbërë nga drejtuesit e këtyre njësive.

4-Sistemi gjyqësor, prokurori, gjykata, vendoset në bazë qarku.

Harta administrative e Shqipërisë rreth vitin 1939

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?