Viktima Marian Savu

Bota

Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari godet me thikë 62 herë rumunin në Angli pasi më parë e kishte përqafuar! Tmerrohen kalimtarët

27 Tetor 2021, 16:53| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 16:59

  • Share

Një rumun është goditur me thikë rreth 62 herë në publik, përpara njerëzve  të tmerruar, pasi ndau pije dhe kokainë me personin që e sulmoi, një 35 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një festë në Birmingham, Angli.

Marian Savu, 43 vjeç, nga Rumania, baba i tre fëmijëve, u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi në Birmingham, Angli.

Ndërsa Savu vrapoi jashtë për t'i shmangur sulmit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën e tij.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament. Disa orë më vonë, rreth orës 02:00, dyshja raportohet se kanë ndarë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefon, Hasa nxori një thikë, i vuri krahun Savu-së në qafë si në mënyrë miqësore dhe dyshohet se ia futi tehun në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi një nga plagët e tij fatale ishte një venë e qafës së prerë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjanic: 28/10/2021 15:07

    Redaksia sa me shpejt provime per gjuhen shqipe ketyre qe leshojne keshtu bajgash per titull shkrimi.Si u pika kokaina ?ajo thithet nga hunda,vihet mbi lul bashen ose jozefina topallin por ne asnje menyre nuk pihet.....

    Përgjigju
    • O llesh: 31/10/2021 20:26

      Po nuk ka rëndsi;e lagu se lagu…në të dyja format thuhet ska na një gjë te keqe

  • vjeshta: 27/10/2021 20:12

    Kuksianë duket nga emri edhe koka e bëma!

    Përgjigju
  • Edi: 27/10/2021 19:28

    Kestu Jan ber shqiptaret e Anglis te hajne buken dhe te vrasin mbas shpine barrbonat kan ber dy lek dhe I duket vetja te pa prekshem. Ne burg ka per tu kalbur ky ofendohet per nje llafe goje dhe vret.

    Përgjigju
    • Zykaj Kozeta: 28/10/2021 12:16

      Shum e vërtetë. Tamam barbona

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?