Ndaloni përpjekjen për të qenë i lumtur! Në vend të kësaj, argëtohuni më shumë

16 Gusht 2023, 18:28| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 19:01

  • Share

Në një shoqëri që vlerëson produktivitetin, ku zënkat bëhen një pikë krenarie, argëtimi shpesh lihet mënjanë si i parëndësishëm dhe jo si një pjesë jetike e një jete kuptimplotë.

Psikologu, Mike Rucker, ka ndarë disa prova për përfitimet fizike dhe psikologjike që i jep prioritet argëtimit, raporton CNN.

Një komponent i mirëqenies sonë mbështetet në argëtimin, lojën dhe kohën e lirë, thotë Rucker. 

Libri i tij shpjegon se si rritja e qëllimshme e momenteve të gëzueshme mund të përmirësojnë shëndetin, marrëdhëniet dhe produktivitetin.

“Argëtimi nuk është ekstra, është një akt i kujdesit radikal për veten", tha Rucker.

Rucker thotë se e qeshura dhe humori reduktojnë ankthin, ulin stresin, rrisin vetëvlerësimin dhe rrisin vetë-motivimin.

Studimet thonë se njerëzit që kanë qëllime për të marrë pushim vetëm një ditë për tu argëtuar ose për të bërë gjëra interesante, ato janë njerëzit më produktivë.

Argëtimi na lejon të përballojmë dhimbjen e jetës, dhe ndonjëherë edhe ta kapërcejmë atë, duke përjetuar më plotësisht dhuratat e jetës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?