Ndalon rënia! Inflacioni rritet për herë të parë këtë vit, shtrenjtohen ushqimet, qiratë dhe energjia elektrike

10 Qershor, 14:57| Përditesimi: 10 Qershor, 16:34

  • Share

Shporta e ushqimeve po shtrenjtohet muaj pas muaj, duke u kthyer në burimin kryesor që po mban të lartë inflacionin në vend. Në muajin e kaluar INSTAT raporton se inflacioni u rrit për herë të parë që prej nisjes së këtij viti, duke shkuar në 2.2%, nga 2.1% që ishte në muajin prill.

Në raport thuhet se çdo kategori malli apo shërbimi u shtrenjtua në muajin maj. Vetëm grupi i ushqimeve dhe i pijeve joalkoolike është shtrenjtuar me 0.69%, ndjekur nga çmimet e qirave dhe të energjisë elektrike që janë rritur me 0.42%, për të vijuar me mobilimin e shtëpisë, pijet alkoolike, mallrat e ndryshme, restorantet, veshjet dhe argëtimi e kultura.

Ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, më shumë janë shtrenjtuar mobiliet dhe argëtimi e kultura me nga 3.7%, ndjekur nga veshjet e këpucët dhe më pas pijet alkoolike. Kurse ushqimet kanë kushtuar sipas INSTAT vetëm 1.9% më shumë se në maj 2023.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,9 %, “mish” me 2,3 %”, thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj rritje të lehtë, inflacioni prej janarit është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, por sidoqoftë banka ka gjykuar se situata është e pasigurt për këtë arsye nuk e ka rishikuar normën bazë të interesit e cila është 3.25% prej nëntorit të vitit të shkuar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Casus Beli: 12/06/2024 23:24

    Ky inflation eshte rast shume i mire qe paga minimale te behet 50,000 lek ne 2025 dhe pensioni minimal 25,000 lek (250€) pra minimal. Vetem 1 here ne 2 dekada vijne raste te tilla ekonomike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?