Nën petkun e dëborës është zgjuar fshati turistik Llogara, për shkak të temperaturave të ulëta. Rrugët janë të kalueshme pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre. Ndërkohë prej dy ditësh defektet e linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike.
Niveli i Vjosës ka vajtur në 6.10 metra mbi nivelin e detit , ndërkohë që maksimalen e arriti mbrëmë e djeshme pas mesnate në kuotat 6:70 cm duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjallë.
Sipas shtabit te emergjencave risku për banesat është kur niveli i Vjosës kalon kuotat 7:30 mbi nivelin e detit. Nëse do të këtë reshje në zonën e Përmetit dhe Tepelenës do të ketë serish fryrje të lumit Vjose
Lajmi kryesor:
Zbardhet Shqipëria, temperatura të ulëta e reshje dëbore, bllokohen fshatra malorë! Korça, Llogaraja e Thethi 'veshin' mantelin e bardhë! Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë
J.GJ.//ReportTv.al