Bota

Ndaloi se kënduari dhe i dha një të pastrehu nga lekët që kishte mbledhur, këngëtarja britanike fiton zemrat e publikut me talentin dhe veprimin e saj

13 Nëntor 2021, 16:23| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 16:32

  • Share

Liv Harland, një këngëtare britanike 23-vjeçare jo vetëm që po fiton zemrat e publikut me zërin e saj mbresëlënës, por edhe me veprimin e saj të vogël në dukje por të madh në esencë.

E reja teksa po këndonte si zakonisht në një rrugë pranë një qendre tregtare ku kalojnë shumë njerëz, vuri re se një i pastrehë po kërkonte në plehra për të ngrënë vaktin e radhës.

Ajo menjëherë sapo e pa, mori nga lekët që kishte mbledhur dhe ia zgjati burrit, i cili për habitur e falënderoi shumë për mirësinë e saj. Teksa këngëtarja ishte përqendruar te biseda e shkurtër me burrin, një tjetër i la dyfishin e parave që i fali atij, si një shenjë përshëndetjeje të veprimit solidar.

"Karma është një gjë e mrekullueshme! Tregohu gjithmonë i sjellshëm dhe mirësia do të kthehet”, ka shkruar këngëtarja teksa ka ndarë pamjet emocionuese.

Momenti prekës u bë shumë shpejtë viral,  ndërsa këngëtarja ka marrë mbështetës për zërin dhe veprimin e saj solidar kudo në botë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrati: 13/11/2021 17:47

    Po normal qe ju duket qudi juve se ju jeni msu tu pa kengtar shqiptar veq tu shiku kush ju hedh lek i marrin si hajduta dhe zhduken pa jua dhan kolegve te tyne si pershembull Bujar Qamili

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?