Ndalohet një serb në veri të Kosovës, akuzohet për 'shkelje të rendit kushtetues'

13 Prill, 17:26| Përditesimi: 13 Prill, 17:31

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në pikën kufitare të Bërnjakut për “shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin e Sreçko Sofronijeviç, duke akuzuar për një listë të arrestimeve të përgatitura nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviç është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.\

Arrestimi i serbit, është bërë në Bërnjak dhe ndaj tij është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?