Ndalohet avokati britanik i opozitarit serb, Sanduloviç: Po merret në pyetje nga policia e Vuçiç

2 Shkurt, 11:21| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:30

  • Share

Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe aktualisht po merret në pyetje.

Lajmin e bëri vetë Sanduloviç i cili kërkoi reagimin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiçit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, shkroi ai në rrjetin social X.

Pas kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar dhe bëri të ditur se e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Britanisë.

“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo.

Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.

Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?